Ambasadorja gjermane në Serbi flet për situatën në veri: Të kthehemi në bisedime - NACIONALE

Ambasadorja gjermane në Serbi flet për situatën në veri: Të kthehemi në bisedime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, në një intervistë për N1 ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Konrad ka thënë se “është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë për të gjetur kompromisin përfundimtar me ndërmjetësimin e BE-së dhe të mos kalojnë nga kriza në krizë

E pyetur se kush është fajtor për situatën në veri të Kosovës, ajo ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia janë fajtore dhe se ato duhet të tregojnë rezultat që do të ulë tensionet.

Të dyja palët, të dyja palët duhet të tregojnë vullnetin për të gjetur një rezultat që do të ulë tensionet, kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Kjo do të thotë se asnjëra palë nuk bën diçka që do të shkaktojë reagime hakmarrëse nga pala tjetër. Ne duhet të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ajo.

Nuk do të them se kush është fajtori kryesor dhe kush e nisi i pari, është e rëndësishme ta ndalojmë”, shtoi ajo.

Ambasadorja gjermane ka shpejguar pësëri se pse është kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave serbe në Kosovë.

Ekziston ajo rezolutë dhe KFOR-i do të formulojë përgjigjet në bazë të saj, ajo që thamë është se nga perspektiva jonë Rezoluta 1244 nuk ofron bazë për kthimin e njësive nga Serbia në veri të Kosovës, por përgjigja e KFOR-it do të pasojë”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se Gjermania pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme