Ambasadori i ShBA-së: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë - NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shkruar se ishte i nderuar që në Kosovë ta priste në vizitë zyrtare Cholletin.

Ambasadori ka thënë se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.

“I kënaqur që e mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fuqishëm. Gjatë qëndrimit këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një varg udhëheqësish, përfaqësues qeveritarë e të shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë për një vizitë zyrtare qëndroi këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të stës serbe e shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme