Ambasadori gjerman: Fatkeqësisht bashkëpunimi ynë me Kosovën është zbehur në disa sektorë - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Fatkeqësisht bashkëpunimi ynë me Kosovën është zbehur në disa sektorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovës, ka dhënë një intervistë në Klan Kosova bashkë me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori gjerman theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë zbehur.

“Përsëri, unë shpresoj se ne do të arrijmë një zgjidhje së shpejti dhe e dini… Po, thash gjithashtu dhe po flas në emër të vendit tim se ne fatkeqësisht kemi bashkëpunim të zvogëluar në disa sektorë, në sektorë që lidhen me sigurinë deri tani, dhe normalisht nuk ulem këtu për të diskutuar këtë, më me qejf do të kisha diskutuar mbi marrëdhëniet tona, zhvillimin ekonomik, por nëse nuk ka progres këto masa janë duke u implementuar dhe e dini dua t’i ndaloj ato ashtu si BE-ja, ato janë të kthyeshme menjëherë por na duhen veprime nga të gjithë partnerët, veçanërisht nga Kosova për të ecur përpara dhe deri tani nuk kanë ndodhur.” – deklaroi Rohde, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme