Ambasadori gjerman dhe ai britanik ngjiten në maje të malit Kobilica, shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur Kobilica.
Rahde ka ndarë fotografi në Twitter, duke bërë të ditur se lartësia e majës së malit të Kobilica është 2 mijë e 528 metra.
“Një tjetër postim në Tëitter nga maja e malit të shkallëzuar Kobilica, në lartësinë 2.528 m, me një gruptë madh njerëzish! Falë klubit lokal të hiking, të gjithë alpinistëve dhe veçanërisht mikut dhe kolegut tim Jonathan Hargreaves.” – ka shkruar ai.
