Ambasadori britanik: S’ka dëshmi që Kisha Ortodokse Serbe kontrabandoi armë - NACIONALE

Ambasadori britanik: S’ka dëshmi që Kisha Ortodokse Serbe kontrabandoi armë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ndan qëndrimin e njëjtë me KFOR-in, se nuk ka dëshmi që Kisha Ortodokse Serbe është përfshirë në kontrabandë të armëve.

Në një intervistë për “Kossev”, ai ka folur për deklaratat e kryetarës së Komisionit për Punë të Jashtme në Britani, Alicia Kearns.

Ai citohet të ketë thënë se këto informacione që ajo i dha, nuk kanë kaluar në filtrat e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Nuk janë informacione që kanë kaluar filtrat e Ministrisë së Jashtme. Po, ajo ka punuar më parë për Zyrën e Jashtme dhe Commonëealth. Mendoj se ka punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Por me këto akuza të veçanta, përgjegjësia është me të vërtetë e saj.” – ka deklaruar Abbott.

Lajme të ngjashme