Ambasadori britanik për vendimin për Manastirin e Deçanit: Dëshmon guxim politik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka urdhëruar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit.
Ai ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit, duke thënë se dëshmon guxim politik dhe përkushtim për sundim të ligjit.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili dëshmon guximin politik dhe përkushtimin e saj për sundimin e ligjit.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
I welcome the Government of Kosovo’s decision to implement the Constitutional Court decision on the Decan monastery, which demonstrates political courage and its commitment to the rule of law.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 13, 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.
Ndonëse këtë vendim e kishte kundërshtuar me vite, ai sot ka bërë me dije se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.
Në mbledhje të Qeverisë, ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të anëtarësitë të Kosovës Këshill të Evropës.
“Kërkohej vendim i arsyeshëm, por jo i drejtë. Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet të bëjmë hapa përpara si vend sovran. Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme, kah mesi prillit është Asambleja Parlamentare, dhe në fund të majit është mbledhja e këshillit të ministrave”, ka thënë Kurti.