Ambasadori britanik: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën - NACIONALE

Ambasadori britanik: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nocholas Abbott, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.

Sipas tij, njohja reciproke mes Kosoves dhe Serbisë është e mundshme.

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është brenda mundësisë një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të qëndruar prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se funksionon.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme