Ambasada e ShBA-së në Beograd “dënon sulmet e koordinuara të dhunshme” ndaj Policisë së Kosovës - NACIONALE

Ambasada e ShBA-së në Beograd “dënon sulmet e koordinuara të dhunshme” ndaj Policisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmet vrastare dhe terroriste që ngjanë dje ndaj Policisë së Kosovës nga një formacion i armatosur terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, i ka dënuar edhe ambasada amerikane në Beograd duke rishpërndarë deklarimin e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matther Miller.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet apo retorikën që mund të nxisë tensionet dhe të kthehen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ambasada amerikane.

Lajme të ngjashme