Ambasada e ShBA-së: Qeveria e ka derën e hapur për përmirësimin e raporteve dhe rifillimin e bashkëpunimit
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka bërë me dije se qeveria në detyre e ka derën e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit.
Në një përgjigje për RTV21, ambasada ka vlerësuar se për rifillimin e këtij bashkëpunimi kryeministri Albin Kurti duhet të ndërmarr hapa konkret për uljen e tensioneve.
Sipas tyre, ShBA do të vazhdojë të vlerësojë veprimet e qeverisë në detyrë.
“Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për të uljen e tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për RTV 21.