Ambasada e Gjermanisë dënon ‘sulmet, edhe ato personale’ të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Ambasada e Gjermanisë dënon ‘sulmet, edhe ato personale’ të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Gjermanisë ka dënuar sulmet – “edhe ato personale” – ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj, duke kërkuar respektimin e pavarësisë së gjyqësorit por edhe të Kushtetutës së Kosovës.

Më tej, Ambasada e Gjermanisë, kërkon “mosndëhyrje” në gjyqësinë kushtetuese.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thanë nga ambasada gjermane për Nacionale.

Lajme të ngjashme