Ambasada britanike paralajmëron angazhimin e Altin Dumanit në Kosovë - NACIONALE

Ambasada britanike paralajmëron angazhimin e Altin Dumanit në Kosovë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada britanike në Kosovë, njofton se ekipi i saj është takuar me kryeprokurorin e deritashëm të SPAK-ut, Altin Dumani.

Ambasada paralajmëron angazhimin e z.Dumani në ‘shkëmbimin e njohurive, përvojës dhe ekspertizës në zbatimin e ligjit në Kosovë’.

“Me kënaqësi që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Kryeprokuror i SPAK-ut, dhe diskutuam mundësinë e lehtësimit, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, njofton Ambasada britnaike.

Lajme të ngjashme