Amanpour që deklasoi Vuçiqin në intervistë: Askush nuk dëshiron kthimin në vitet 90-ta - NACIONALE

Amanpour që deklasoi Vuçiqin në intervistë: Askush nuk dëshiron kthimin në vitet 90-ta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Christiane Amanpour është një nga gazetaret ikonë të shtypit ndërkombëtar, posaçërisht të televizionit amerikan CNN. Ditë më parë, Amanpour intervistoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Sot ajo ka folur rreth situatës në Ballkanin Perëndimor. Çfarë tha zonja Amanpour?

Gazetarja Amanpour, që i kishte mbuluar si gazetare luftërat e viteve 90-ta në ish-Jugosllavi, ka folur për gazetën e njohur serbe Danas, gazetë e cila është kundërshtare e regjimit të Vuçiqit. Në intervistën e saj, ajo tregoi se e ka kontaktuar vet presidentin serb për intervistë.

Amanpour ka vlerësuar se askush nuk dëshiron të kthehet te politikat e viteve 90-ta, të cilat sollën dhunë e vdekje në regjionin e ish-Jugosllavisë. Tutje, ajo ka vlerësuar se shtypi ndërkombëtar nganjëherë e harron Ballkanin, një rajon i rëndësishëm për stabilitetin në Evropë.

“Kam raportuar për luftërat e tmerrshme në rajonin tuaj duke filluar nga viti 1991. Ndjeva nevojën urgjente ta përqendroja vëmendjen time tek të dy liderët tani për shkak të tensionit serioz në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Shtypi ndërkombëtar shpesh humbet interesin, por ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është rajoni i Ballkanit, duke përfshirë edhe për stabilitetin në Evropë. Jam i bindur se shumica dërrmuese e njerëzve të zakonshëm duan vetëm paqe dhe një cilësi më të mirë të jetës. Dhe me siguri askush nuk dëshiron një rikthim në vitet e dhunshme dhe vdekjeprurëse të 1990-ve? Pastaj pati luftëra të qarta agresioni, një manual i ngjashëm me atë që ne po dëshmojmë – pushtimet ruse në shkallë të plotë të Ukrainës demokratike. Por tani e gjithë ish-Jugosllavia dëshiron të anëtarësohet në BE. Udhëheqësit kanë një përgjegjësi dhe unë doja ta eksploroja këtë.” – deklaroi ajo.

Tutje, Amanpourt foli edhe për ndjenjën e saj të keqardhjes për marrëdhëniet ende të trazuara të ish vendeve të Jugosllavisë.

“Mendoj se është një keqardhje e madhe. Jam i sigurt, dhe të dhënat tregojnë, se shumica e njerëzve nuk janë ekstremë dhe po kërkojnë një strukturë të arsyeshme, pragmatike qeverisjeje për të përmirësuar jetën e tyre dhe komunitetet e tyre. BE është gjithashtu e shqetësuar për destabilizimin e rrezikshëm në Bosnje nga Republika Srpska. Njerëzit e rajonit kanë paguar një çmim të madh dhe kanë bërë sakrifica të mëdha dhe më vjen keq që vullneti i tyre shpesh shpërfillet. Kjo shpesh mund të çojë në konflikt, zhvendosje, ikje të trurit, varfëri, mungesë progresi. Me siguri askush nuk dëshiron të mbetet i mbërthyer në mënyrat e vjetra të së kaluarës? Kjo është Europa 2023.” – deklaroi tutje ajo.

Kujtojmë që në intervisten me Amanpour, zonja Osmani e denoncoi agresionin serb të datës 24 shtator. Tutje, shefja e shtetit vlerësoi se Kosova ka shumë sfida të sigurisë.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë.” – deklaroi presidentja Osmani, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme