Ali Ahmeti arrin në Kosovë, pritet nga Shkëlqim Devolli - NACIONALE

Ali Ahmeti arrin në Kosovë, pritet nga Shkëlqim Devolli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka arritur në Kosovë për të vizituar fabrikën “Devolli Corporation”

Aty ai është pritur nga pronari i kësaj kompanie, Shkëlqim Devolli, përcjell Klan Kosova.

Në këtë vizitë bashkë me Ahmetin janë edhe zyrtarët tjerë të lartë të BDI-së.

Pjesë e delegacionit është edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, dhe disa ministra tjerë shqiptarë.

Lajme të ngjashme