Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit.
Kështu kanë konfirmuar Sistemi Prokurorial.
Dekretimi u bë një ditë pasi KPK në mbledhje, ka nominuar Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit u propozua tek Haxhiu, për dekretim..
Ndryshe, Haxhiu kishte denoncuar Gashin në polici, pasi sipas saj ai i pati shkuar Haxhiut në zyre sa ishte Ministre e Drejtësisë me lëndë në duar, duke i treguar se e ka në hetim një të afërm të Haxhiut.

Refuzimi për Blerim Isufajn dhe beteja që vazhdon
Blerim Isufaj u zgjodh para 4 viteve, Kryeprokuror i shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Akti ceremonial i nënshkrimit nga Presidenti u refuzua sa këtë post e mbante Vjosa Osmani-Sadriu, e vazhdua të refuzohet edhe nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu. Kjo, pasi i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk e do atë për Kryeprokuror të Shtetit.
Anipse pushtetet janë të ndara, Kurti ka ndërhyrë direkt në mosaprovimin e tij.
Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka zgjedhur kryeprokurorin e ri, duke e konsideruar kandidaturën (fituese) të Isufajt të tërhequr.
Isufaj ka paditur në gjykatë KPK-në, pasi sipas tij ai është Kryeprokuror i zgjedhur, dhe se konkursi është i jashtëligjshëm.
Për këtë Isufaj kërkoi masë të përkohshme nga gjykata. Gjykata nuk ia aprovoi.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese lëndën e tij, në lidhje me mosaprovimin e masës së përkohshme.