Albin Kurti pyetet për agjendën e LDK-së: Ka folur deputeti Artan Abrashi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për dallim prej herave të tjera, sot u deklarua pak.
Megjithatë, nuk tha asgjë.
Kërkoi nga mediat t’i atribuohen deklaratave të Artan Abrashit për idenë e LDK-së për Qeverinë e Unitetit.
“Ka folur deputeti ynë Artan Abrashi, i cili flet flet në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes “, tha Kurti.
Më herët , Abrashi e ka cilësuar planin 15 pikësh të kryetarit të LDK-së si joserioz.