Albin Kurti: Nëse nuk do të hiqeshin barrikadat, do t’i largonim para Vitit të Ri - NACIONALE

Albin Kurti: Nëse nuk do të hiqeshin barrikadat, do t’i largonim para Vitit të Ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për çështjen e barrikadave në veri të Kosovës të cilat qëndruan për 20 ditë.

Kurti tha se nëse këto barrikada nuk do të largheshin, Policia e Kosovës do të intervenonte para Vitit të Ri për heqjen e tyre.

“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka deklaruar se është mirë që ata të cilët i vendosën barrikadat, i hoqën vet.

“Bindja ime është që ata i vendosën barrikadat nga frika dhe nga frika edhe i kanë hequr”, shtoi tutje ai.

ai.

Lajme të ngjashme