Alarmon avokati Selimaj: Aurona Pelaj mund të gjendet në Gjermani - NACIONALE

Alarmon avokati Selimaj: Aurona Pelaj mund të gjendet në Gjermani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aurona Pelaj e cila në bazë të një videoje të publikuar shihet duke e sulmuar fizikisht gruan 70-vjeçare, Minire Nura në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, dyshohet se ka ikur për në Gjermani.

Pelaj më 25 nëntor ishte liruar nga paraburgimi duke u mbrojtur kështu në liri. Por ka dyshime se ajo ka lëshuar Kosovën.

Të paktën kështu po deklaron avokati Meshari Selimaj, avokat i familjes së 70-vjeçares. Në një intervistë për Euronews Albania të premten, Selimaj, theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuzë ndaj saj.

Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në gjykatë dhe gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet me thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara në lidhje me sulmin fizik ndaj të moshuares, në një shtëpi kujdesi në Pejë.

Lajme të ngjashme