Alarmi për bombë, Njësia K9 arrin në Kuvendin e Kosovës
Tashmë edhe Njësia K9 ka arritur në Kuvendin e Kosovës për t’i bërë hetimet e nevojshme pas alarmit për bombë.
Zyrtarë të kësaj njësie janë parë bashkë me qentë që përdoren në këto hetime.
Theksojmë se para seancës që parashihej të vazhdonte në orën 11:00, policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.
Organet e rendit nuk kanë dhënë shumë detaje, vetëm kanë kërkuar që deputetët, gazetarët dhe stafit të largohen nga ndërtesa e Kuvendit.