Aktivistja tregon për krimet e Ivanoviqit: Ai me disa persona me ka ndalur te Ura e Ibrit
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nexhmije Kllokoqi, ka treguar për krimet dhe sjelljet e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Në një rrëfim për emisionin “Info Maganiznë”, ajo ka treguar se si pas luftës Ivanoviqi nuk e kishte lejuaj atë të kalonte në veri të Mitrovicës për të takuar fëmijën e saj.
Kllokoqi ka thënë se ata i kishin ndalur vetëm pse ishin shqiptar.
“Pasi mua më kishin humbur të gjitha lidhjet me familjarët e mi dhe unë doja të kthehesha në shtëpi me 16 qershor të vitit 1999. Pasi kam kaluar Urën e Ibrit për të hyrë në Veri të Mitrovicës jemi ndaluar nga Oliver Ivanoviq dhe disa persona të tjerë dhe nuk jemi lejuar të vazhdojmë më tutje. Unë nuk e kisha imagjinu se pas çlirimit nuk mundemi me shku në shtëpitë tona, kjo ishte diçka për mua shumë abstrakte dhe e pashpjegueshme”, ka deklaruar ajo.
Me tej, Kllokoqi ka bërë me dije se me xhirimet që ua kanë dhënë EULEX-it është bërë arrestimi i Ivanoviqit.
“Ka pasë shumë tentativa për arrestimin e Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kishte askush ndonjë dëshmi dhe argument. Një ditë me thirr një person në telefon dhe më thotë kam dëgju se e ke një xhirim, a mundet të takohemi dhe kete xhirim ta dorëzojmë në Eulex. Jemi taku e kemi shkëput pjesën prej xhirimeve të mija dhe në bazë të këtij xhirimi pas dy ditësh është arrestuar Oliver Ivanoviq”, ka deklaruar Kllokoqi.