Aktivistja e PSD-së: Ky vit veteranin e UÇK-së e gjen të nëpërkëmbur - NACIONALE

Aktivistja e PSD-së: Ky vit veteranin e UÇK-së e gjen të nëpërkëmbur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën e Veteranit, aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka folur për gjendjen e rëndë të veteranëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se këtë vit kjo ditë i gjen veteranët e UÇK-së të nëpërkëmbur.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo shtresë e shoqërisë duhet të respektohet shumë më tepër.

Sot është dita e veteranëve, dita e atyre që kanë vënë jetën bast për fatet e vendit. Fatkeqësisht, ky vit veteranin e gjen të nëpërkëmbur deri aty sa nuk denjohet as për pagë minimale; e gjen të fyer nga Gjykata Speciale. Ju do të nderoheni shumë më shumë nga gjeneratat që vijnë, sepse lufta jonë, lufta që e bëtë ju është pika ku mbahet ky vend. Kosova, çfarëdo që bën nuk do t'iu dalë borxhit kurrë”, ka shkruar Rrusta.

Lajme të ngjashme