Aktivisti nga Amerika: Nëse fiton Harris, do të jetë më e lehtë për të punuar me të - NACIONALE

Aktivisti nga Amerika: Nëse fiton Harris, do të jetë më e lehtë për të punuar me të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agim Aliçkaj, anëtar i Bordit të Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane, ka folur në lidhje me zgjedhjet në ShBA, të cilat po mbahen sot.

Aliçkaj ka vlerësuar se do të ishte më e lehtë të punohej me Kamal Harrisin, kandidate e Partisë Demokratike, nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale.

“Nëse fiton znj.Harris, mendojmë se do të jetë më lehtë për të punuar me ta, ndonëse administrata Biden nuk ka bërë për Kosovën dhe çështjen e zgjidhjes së konfliktit me Serbinë sa duhet, pasi ia ka lënë këtë çështje Evropës. Më e keqja që mund të ndodhë me administratën Harris është të vazhdojë një status-quo edhe për një kohë derisa të lodhen edhe Evropa edhe Amerika me sjelljen destruktive e agresive të Serbisë” – ka thënë Aliçkaj në KTV.

Lajme të ngjashme