Aksioni në Leposaviq, Hoxha jep detaje: Është arrestuar një person - NACIONALE

Aksioni në Leposaviq, Hoxha jep detaje: Është arrestuar një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Radel të Leposaviqit, ku kanë gjetur armatim, eksploziv e uniforma ushtarake,

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencë për media, të premtën në mbrëmje, ka thënë se operacioni akoma po vazhdon dhe se deri më tani është shoqëruar një person që po intervistohet.

Tani po jap listën e provave. Një pushkë, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, 1 palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, 1 çantë me 4 karikator të zbrazët, një pjesë për tytë, dhe një kuti me vaj”.

“Pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, çantë për ndihmë të parë, qese për pajisje dhe ndihmë të parë, dy vula, literaturë të ndryshme, çantë me dokumente, substancë të dyshuar të eksplozivit, telefona, dylbi, dy shigjeta, substancë e dyshuar e eksplozivit, thikë, karikator i zbrazët, disa çanta ushtarake, jakne me mbishkrime si dhe 31-40 uniforma ushtarake të ndryshme, ku në mesin e tyre një është e organizatës ‘Mbrojtja Civile'”. – ka thënë Hoxha ndër të tjera.

Në konferencë për media ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla është shprehur se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.

Lajme të ngjashme