Aksidentohet Haliti i PDK-së: Taksisti doli në rrugë dhe e preka
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti sot është përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë.
Siç shihet në disa fotografi të siguaruar nga Gazeta Express, aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.
Deputeti Haliti, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë lëndim fizik, ndonëse tregon se është duke pirë kafe.
“Ai (taksisti) dul trup në rrugë dhe e preka. Mirë jam, tash po pijë kafe jam”, tha ai.

