Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, ka lëndime në krahun e djathtë
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident.
Ai ka qenë në cilësinë e pasagjerit, përderisa ka lëndime në krahun e djathtë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zyrtari i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Xhemaili.