Aksident trafiku në Rahovec, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur në Rahovec, ku ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai në një prononcim për Nacionale ka thënë se në këtë aksident kishte edhe të lënduar. Thuhet se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“Rreth orës 08:15 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezaj.
Ndryshe, siç shihet në fotografinë të dërguar nga një lexues i Gazetës Nacionale, në aksident janë të përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e tipit Golf 2.
