Aksident në Xërxë të Rahovecit, tre të lënduar
Një aksident ka ndodhur sot në ora 19:05 në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Në njoftimine policisë, tregohet se në rast janë përfshirë dy vetyra dhe një traktor.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.” – ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, raporton Express.