Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.

Lajmin për Nacionale e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ajo ka thënë se njësti i trafikut rajonale është duke u marrë me rastin.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për Nacionale.

Lajme të ngjashme