Aksident në mes të një veture dhe trenit në Pejë, lëndohet një person
Është lënduar një person në Pejë pasi u aksidentua nga treni.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se aksidenti mes veturës dhe trenit ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.
Ai tutje ka thënë se personi i aksidentuar është dërguar në Spitalin e Pejës, e më pas në QKUK për të marrë tretam të mëtutjeshëm.
“Rreth orës 05:40 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në mes të trenit dhe një veture. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital të Pejës. Pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshme. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi.
