Aksident në Lëbushë të Deçanit, lëndohen pesë persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në Lëbushë të Deçanit, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Lajmi është konfirmuar për gazetën Nacionale nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë janë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.” – ka thënë zëdhënësi i policisë.