Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një grua
Një grua ka vdekur në Prizren, si pasojë e një aksidenti.
Siç thuhet në raportin e policisë, trupi i pajetë i është liruar familjareve për ceremoni mortore.
“Fsh. Korishë, Prizren 08.12.2022 – 20:00. Me datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.
