AGK-ja e shqetësuar për pengimin në punë të gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit - NACIONALE

AGK-ja e shqetësuar për pengimin në punë të gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka treguar dy raste të pengimit të punës së gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres Artane Rizvanolli.

Përmes një reagimi për media, AGK është shprehur e shqetësuar pas denoncimit të gazetarit, Kosovë Gjoci, për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Albin Kurti.

AGK-ja ka vlerësuar se këto veprime janë të papranueshme, duke i bërë thirrje qeverisë që të krijoj kushte.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit, Kosovë Gjoci, të Euroneës Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”. Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë. Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme