Agjencia e Statistikave: Krahasuar me vitin e kaluar ka rënie të numrit përfitues nga skema për veteranët - NACIONALE

Agjencia e Statistikave: Krahasuar me vitin e kaluar ka rënie të numrit përfitues nga skema për veteranët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e statistikave të Kosovës ka njoftuar, se ka rënie të përfituesve nga skemat për veteranët e luftës, krahasuar me vitin e kaluar.

ASK përmes një komunikate ka njoftuar se ka rënie të përfituesve edhe në skemat për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, skema për pensionet e Trepçës.

“Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë. Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-20,6%); skema për pensionet e Trepçës (-18,2%); skema për pensionet familjare (-8,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-3,1%); skema e pensioneve bazike të moshës (-2,0%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema për veteranët e luftës (-0.2%).” – thuhet në njoftim.

Ndërsa sipas ASK-së, në korrik 2023, krahasuar me korrik 2022, ka rritje të numrit të përfituesve nga disa skema.

Në muajin korrik 2023, krahasuar me muajin korrik 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,8%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (10,6%);skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (7,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,3%);skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,9%);skema e kompensimeve për personat e verbër (4,3%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)(3,4%).” thuhet në komunikatën e ASK-së lidhur me Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin korrik 2023.

Lajme të ngjashme