Afër 400 mijë euro të grumbulluara për Komunën e Skenderajt në Fondin Emergjent
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nga data 06 shkurt deri me datën 21 të këtij muaji janë dhuruar mbi 80 mijë euro.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, totali i përgjithshëm i fondit ka arrit gati 400 mijë euro.
“Ka vazhduar nga ana e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, publikimi i emrave të njerëzve me vullnet të mirë, bizneseve dhe klubeve të ndryshme, të cilët po vazhdojnë të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve”, thuhet në njoftimin e tyre.
