Adriatik Kelmendi u përgjigjet deputetëve të VV-së dhe Hajdarit: Pse gjithë kjo frikë? - NACIONALE

Adriatik Kelmendi u përgjigjet deputetëve të VV-së dhe Hajdarit: Pse gjithë kjo frikë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas shumë postimeve e deklaratave nga deputetët e VV-së për rastin e Klan Kosovës.

Ai ka thënë se si është e mundur që nga 48 biznese që kanë probleme me licensën, vetëm medias ia publikuan në rrjete sociale.

Kelmendi i ka pyetur pse gjithë ky panik e kjo frikë.

Postimi:

48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…

Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të ëannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit.

Pse gjithë ky panik?

Pse gjithë kjo frikë?

A e dini pse? Se Facebookun e Tëitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë.

Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende.

Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët.

Nuk kanë me e pa’ atë film!

#Betejaemedias

#rozetakuështëvaji

Lajme të ngjashme