Përplasja për Prishtinën: Adriana Matoshi e Dejona Mihali nga VV vs Përparim Rama e Lumir Abdixhiku nga LDK - NACIONALE

Përplasja për Prishtinën: Adriana Matoshi e Dejona Mihali nga VV vs Përparim Rama e Lumir Abdixhiku nga LDK

9 muaj më parë

nga NACIONALE

E diele ka sjellur një përplasje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket buxhetit të Komunës së Prishtinës. Në njërën anë ishin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që u përkrahën edhe nga Gani Geci, kundër Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje e Adriana Matoshi, deputete e Vetëvendosjes, të cilët tërë ditën, akuzuan njëri-tjetrin për faj, sa i përket buxhetit të Kryeqytetit.

Çka u tha?

E para që nisi përpalsjen, ishte e mbipushtetshmja e VV-së, Dejona Mihali, duke e akuzuar Ramën, se është i kapur nga interesa biznesor dhe një mal të tërë me akuza për të, në lidhje me buxhetin.

Çka tha Rama?

Dejona Mihali, kontrolluesja e deputetëve të Vetëvendosjes e investuar me pushtet brenda partisë nga Albin Kurti, tash “shënjestër” të radhës e ka bërë Përparim Ramën, kryetarin e Prishtinës, duke i përshkruar nënshtrim interesave biznesore.

Përparim Rama i reagoi me një shkrim duke e pyetur se çka po bën në Kosovë.

“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”, shkroi ai.

Abdixhiku?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar Vetëvendosjes për çështjen e buxhetit të Prishtinës.

Tha se “për 12 muaj” e mbajtën Prishtinën “sikurse nën pushtim”.

Postimi i plotë:

Prishtinën e bllokuan.

Dhe Prishtina foli e para, foli qartë. LDK-në e riktheu si parti të parë; bllokuesit i la larg.

Mesazhin e Prishtinës nuk e paskan marrë qartë. Do ta marrin me 28 dhjetor sërish. Sepse Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij.

Mund të bllokoni. Mund dhe të pengoni; sepse vetëm kaq dini, vetëm kaq mundeni. Por propaganda nuk e mund të vërtetën dot. Për 12 muaj të tërë, sikurse nën pushtim, e mbajtët Kryeqytetin pa buxhet. Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë që të mirëmbajmë Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision. Teksa shpërndanin vitra për votë; pa ligj e pa legjitimitet, për Prishtinë, Kryeqytetin e vendit të vet, në llumin e madh të burokracisë vazhduan ta mbajnë për plot një vjet.

Koha e tyre po mbaron.

Le të bashkohemi të gjithë.

Prishtina do të flasë sërish; e para!

Matoshi?

Aktorja Adriana Matoshi, e cila e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvend. Aty ku për fjalime konsultohet me Dejona Mihalin, siç kishin raportuar mediat, komunikimet e saj me Mihalin, për fjalim në Kuvend. E njejta sot ka dalur në mbrojtje të ‘mësueses’ së saj Mihali, pasi kjo e fundit u përfshi në një debat për bllokimin e buxhtetit për Prishtinën.

Matoshi ka thënë se Mihali është atdhetare.

E plotë:

A i keni nij najher tu anku se Dejona ka vjedh, ka marr tender, ose ka fal naj terminal?

Jo pra, prandaj shpifin dhe e sulmojne me sene te poshtra, se qasi jane vet.

Dejona eshte punetore dhe atdhetare qe punon kunder hajnave qe e kane zhbi kete shtet per 20 vjet.

Plasni, se kuleten e mban vec Albini, s’ka mi shti durt aty mo.

Lajme të ngjashme