Abrashi i gëzohet prekjes së balotazhit në Prizren: Tani fillon beteja e vërtetë
Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, i është gëzuar faktit që ka prekur balotazhin.
Ai ka vlerësuar se tani fillon beteja e vërtetë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për dëshirën e tij.
“Balotazhi na pret! 💪 Qytetarët e Prizrenit folën qartë! Shumica duan ndryshim, duan drejtim të ri. Tani fillon beteja e vërtetë. Me besim, me zemër e me dashuri për qytetin tonë. Prizreni do të fitojë!❤️”, ka shkruar ai.