Abdixhikut e quan Kurtin të “çakorduar””: Ma çoi mallin e pronarit të topit në mahallë, që ikte kur humbte
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është kundërpërgjigjur në deklaratat e kryeministrit Kurti, i cili pretendoi se ai dhe Avdullah Hoti nuk janë as sa çereku i zëvendëskryeministrit aktual, Besnik Bislimi.
Abdixhiku në T7, e ka quajtur Kurtin të “çakorduar”, derisa ka bërë edhe një krahasim interesant.
“E shihni sa i çakorduar është në mendime. Ma çoi mallin e në mahallë kemi pasë disa fmijë që kanë qenë pronarë të topin, sa herë humbnin, e merrnin topin dhe iknin në shtëpi. Kur e humbi debaitn mbi një çështje të rëndësishme për Kosovën…” – ka thënë ai.
Tutje, kreu i LDK-së thotë se gjatë kohës sa ishin në qeveri bashkë me VV-në, bëheshin lëvdata për punën e tyre.
“Por atëherë kur ishim bëntë lëvdata, për punën tonë, të githë ministrave të LDK-së unë nuk ndrroj mendim për të për punën që kemi pasë atëherë.” – shtoi ai.