Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë - NACIONALE

Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për koeficientin 150 euro.

Në tubimin e djeshëm në Gjilan, ai ka thënë se premtimin e tij do të realizojë qysh në javën e parë, nëse arrin të bëhet kryeministër.

Sipas tij, të gjithë punëtorët e shtetit me këtë koeficient, do t’i marrin 200 euro më shumë pagë.

“Po ashtu, jemi zotuar, që për të gjithë mësuesit, mjekët, ushtarët, policët, zjarrfikësit, për të gjithë shërbyesit civil pra për të gjithë punëtorët e shtetit, do tua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë! Nga 200 euro më shumë për secilin muaj për ta. Pensionistëve të lënë në lëmoshë, do t’u rrisim pensionet për 36.2%, e të gjitha barnat do të jenë falas për ta”, ka dekalruar Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme