Abdixhiku: Tani radhën e ka beteja politike, Qeveria do ta ketë mbështetjen tonë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.
Në seancën e sotme parlamentare, ku pritet te votohen një rezolutë e përbashkët për ngjarjet në veri, ai ka bërë thirrje për unitet.
Ai ka thënë se LDK-ja do ta mbështet Qeverinë çdo herë në përballje me Serbinë.
“Sot na duhet mençuri. Atë që djemtë e vajzat tona e fituan në ditën e 24 shtatorit duhet ta fitojmë në politikë dhe diplomaci. Tani radhën e ka beteja politike dhe këtu ndërtohen kthesat e mëdha . Është përgjegjësinë e qeverisë dhe për këtë do ta këtë mbështetjen tonë që këtë situate ta përkthej në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se tani është e nevojshme që Kosova të koordinohet me aleatët perëndimor.
Në adresimin e tij, ai ka tregua qëllimin e grupit terrorist.
“Qëllimi ishe i qartë, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e realiteti duheshin edhe viktima. Ato vinin në formën e pelegrinëve vizitor në manastirin e Basnjkës si masë nxitëse e një përplasje të mëvonshëm të Policisë së Kosovës dhe popullsinë civile në veri”, ka deklaruar ai.