Abdixhiku takon Abbottin: Përplasja e Kosovës me miqtë është devijim diplomatik e dështim strategjik - NACIONALE

Abdixhiku takon Abbottin: Përplasja e Kosovës me miqtë është devijim diplomatik e dështim strategjik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar të mërkurën me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e LDK-së bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën politike në vend dhe për gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

Abdixhiu e ka njoftuar Abbottin për qëndrimin e LDK-së, duke thënë se “në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata. Kryetari Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme