Abdixhiku sot shkon në Suharekë, Malishevë e Rahovec, LDK-ja mban konferencë
Lumir Abdixhiku, kryetar dhe kandidat për i LDK-së për kryeministër, edhe sot do të vazhdojë fushatën në disa qytete të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Abdixhiku do t’i zhvillojë disa takime me qytetarë.
Në orën 17:00, Abdixhiku do ta vizitojë fshatin e Nepërbishtës së Suharekës, ku do të takohet me banorët.
Nga aty Abdixhiku do të udhëtojë për në Malishevë. Atje në ora 18:00 do të mbajë një tubim, ndërsa në ora 19:30 do të ketë takim me banorët e Hasit dhe nga ora 20:30 me banorët e Ratkocit të Rahovecit.
Theksojmë që sot gjatë ditës duke filluar nga ora 11:00, LDK-ja do të mbajë konferencë për media.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)