Abdixhiku: S’kemi ndryshuar qëndrim, s’e shkelim Kushtetutën - NACIONALE

Abdixhiku: S’kemi ndryshuar qëndrim, s’e shkelim Kushtetutën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandatave.

Abdixhiku para gazetarëve, derisa po hynte në seancë, ka thënë se deputetët e LDK-së nuk do ta shkelin Kushtetutën.

“Natyrisht që jo, nuk mund ta votojmë një shkelje të rëndë kushtetuese në ceremoninë e betimit të deputetëve, është e palogjikshme, qëndrimet e LDK-së jo vetëm që janë të menduara mirë, por janë në frymë të mbrojtjes të demokracisë dhe Kushtetutës. Prandaj, deputetët e LDK-së nuk mund të shkelin Kushtetutën” – tha ai, transmeton Nacionale.

Ai ka theksuar se Hoti e Zemaj nuk kishin shkuar në seancën konstitutive para disa vitesh.

"I ftoj mos të bllokojnë, të bëjnë betimin institucional sic ka qenë e paraparë me Ligjin për Qeverinë, Siç ka bërë LDK në dy qeveri parparake.

Në vitin 2017, Qeveria e udhëhequr prej LDK-së ka dhënë dorëheqje. Katër vite më parë, kryeministri Hoti, ministri Zemaj nuk kishin ardhur në seancën konstituive për të bërë betimin, është rregull minimalisht demokratik që LDK-ja e ka bërë edhe kur s’kishte ligj” – ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme