Abdixhiku shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Turqi e Siri
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.
LDK-ja në një deklaratë të shpërndarë, ka thënë se kryetari Abdixhiku bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.” – thuhet mes tjerash.
Reagimi i plotë:
Pas lajmit për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh ngushëllime dhe bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre.
“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”