Abdixhiku shkruan pas votimit: Zgjedhjet janë festë e demokracisë
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, ka shkruar një status, pasi votoi në një shkollë në Prishtinë, bashkë me familjen e tij.
Abdixhiku ka shkruar se zgjedhjet janë festë.
“Zgjedhjet janë festë.
Festë e demokracisë. Në këtë ditë të bukur dimri, le të ushtrojmë demokracinë si vlerë, si besim, si fundament të Republikës tonë të re!
Zotine bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë popullin tonë!” – ka shkruar Abdixhiku.