Abdixhiku: Serbia e dëshiron një Kosovë të izoluar dhe të dobët ekonimikisht, Kurti po ia ofron këtë - NACIONALE

Abdixhiku: Serbia e dëshiron një Kosovë të izoluar dhe të dobët ekonimikisht, Kurti po ia ofron këtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia e do një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht. Sipas Abdixhikut, një Kosovë të dobët dhe të izoluar, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.

“Serbia e do një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.

Ai ka përmendur edhe çështjen e sanksionimit të Kosovës nga aleatët.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka renditur edhe marrëveshjet që ka bërë Serbia me aleatët e Kosovës. “Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën. Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhiku, Kosova ka sanksione dhe ka mungesë të njohjeve e anëtarësimeve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tutje ka treguar sipas tij dallimin kryesor mes tij dhe kësaj qeverie.

Partia në pushtet flet për të kaluarën sipas Abdixhikut kurse ai për të ardhmen, sepse siç është shprehur ai, e kaluara nuk ndryshohet. “Këta kanë betejën me të kaluarën, unë kam betejën me të ardhmen. Ky është dallimi kryesor. Këta merren me qeveritë e kaluara, unë po të tregoj se si bëhet e ardhmja”, ka thënë Abdixhiku. “Unë po them pagat janë të pamjaftueshme. Këta merren me vitet e kaluara, unë s’do të flasë për të kaluarën, unë flas për të ardhmen. Sepse ndonjëherë qeveritë duhet të maten me atë që bëjnë në të ardhmen, për të kaluarën nuk është çështje e kësaj qeverie. Sepse nuk e ndryshon të kaluarën, e të ardhmen po”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku deklaroi se ai ju flet qytetarëve se çka do të bëj që në javën e parë të qeverisjes, e nuk ju flet për histori.

Abdixhiku ripërsëritur zotimin: Koeficienti do të jetë 150 qysh në javën e parë

I pari i LDK-së ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro sipas tij, ky vendim do të merret qysh në javën e parë të qeverisjes së tij. “Pas 9 shkurtit, në qeverisjen time, do të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe kjo mund të ndodh menjëherë kur ke shumicën parlamentare”, ka thënë Abdixhiku,

“Do të ngritim proporcionin e pagave brenda buxhetit nga 24% në 30% sa është standardi normal evropian. Javën e parë, vendimi im i parë koeficienti do të jetë 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se ky nuk është premtim elektoral, por është pjesë e programit politik “Rruga e Re”.

Edukimi është një prej shqetësimeve kryesore, do ta bëjmë mësimin gjithë-ditor në gjithë Kosovën

Abdixhiku, ka folur edhe për mësimin gjithë-ditor duke thënë se edukimi është një prej çështjeve fundamentale për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se gjendja aktuale me edukimin në Kosovës, është më shqetësuesja. “Unë ndihem i shqetësuar që një fëmijë i klasës së pestë në Kosovë, ka dijen e fëmijës së klasës së dytë në Gjermani, mere me mend. Arsyeja pse kemi një disproporcion të tillë është fare e thjeshtë. Fëmijët në Kosovë rrinë vetëm 4 orë në shkolla, nuk po qëndrojnë në shkolla”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, arsyeja pse s’qëndrojnë nxënësit në shkolla është se s’ka kushte. “Pse s’ka kushte, sepse s’ka kuzhina, ushqim e staf që qëndron aty. Ne kemi nisur në disa shkolla me mësimin gjithë ditor në kryeqytet. E këtë e kemi edhe në programin politik. Do të synojmë që në 5 pilot projekte të Kosovës, do të bëhet mësimi gjithë ditor”, ka thënë Abdixhiku

Abdixhiku: Shpreh solidaritetin e plotë me gazetarin Vehbi Kajtazi që gjeti veten i cenuar në shprehjen e lirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia në pushtet ka dëmtuar rëndë demokracinë e Kosovës.

Ai përmendi rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi, për të cilin tha se shpreh solidaritet, ani pse kanë mospajtime të mëdha në çështjet bazike. “Më lejoni, se më iku në fillim, të shprehi solidaritetin e plotë për mikun e juaj, gazetarin Vehbi Kajtazi, me të cilin ndajmë mospajtime të mëdha për çështje bazike, por i cili sot ka gjetur veten të cenuar në shprehjen e lirë. Unë po flasë për një qeveri që cenon mediat”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

Abdixhiku po ashtu përmendi edhe rastin me Klan Kosovës, që qeveria tentoi ta mbyllte. ”Këtë studio ka dashtë me e mbyllë. Klan Kosovën ka dashtë me mbyllë. Bizneset t’i shantazhoj. Partitë shqiptare i ka distancuar, duke thënë që ju jeni me Vuçiqin”, përfundoi i pari i LDK-së.

Kryetari i LDK-së ka përmendur se ka ekip në të gjitha fushat dhe se bashkarisht me ekipin e tij, mund dhe do ta ndryshoj situatën politike në vend.

Lajme të ngjashme