Abdixhiku prezanton këngën e “Rrugës së re”: Bëhet thirje për tubim më 19 nëntor - NACIONALE

Abdixhiku prezanton këngën e “Rrugës së re”: Bëhet thirje për tubim më 19 nëntor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar këngn e “Rrugës së re.

Abdixhiku përmes kësaj kënge, ka bërë thirje për tubim në Prishtinë më datë 19 nëntor.

Këngën e ka quajur "Kryevepër", duke falënderuar këngëtarin Shpat Deda, Armend Xhaferi e Rema Canollin.

Postimi i Abdixhikut:

Teksti i Këngës:

Zemrën e kam hapë T’ardhmen me përqafë

Ëndrrat që me breza ndër vite i kemi pasë.

Besën ta kam dhanë Rrugën për me ça

Era e ndryshimit po fryn E dora dorën e ka kapë.

Rruga e re po hapet Po lulëzon Shtigjet bashkë i ndërtojmë.

T’fortë kur jemi hapi s’ndalet Po marshojmë Lidhjes i besojmë.

Rrugën e kam marrë Vendit zot me i dalë Flakën e themeleve tona Me mbajtë gjallë.

Besën ta kam dhanë Rrugën për me ça Era e ndryshimit po fryn

E dora, dora me dorë asht kapë.

Lajme të ngjashme