Abdixhiku për 100 zotimet: Duhet të flasim për të ardhmen sepse njerëzit e Kosovës po ikin - NACIONALE

Abdixhiku për 100 zotimet: Duhet të flasim për të ardhmen sepse njerëzit e Kosovës po ikin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka hyrë në thellësi të 100 nismave të “Rrugës së Re”.

Duke folur për programin, Abdixhiku pohoi programi i LDK-së që do të prezantohet gjatë tetorit dhe nëntorit, është program politik që është zgjidhje për të dal nga kriza në të cilën është aktualisht Kosova si pasojë e keqqeverisjes.

“Jemi në trajektoren e angazhimit tonë politik tash e dy vite, kemi punuar shumë, përveç organizimit të brendshëm, jemi në përpjekje të ofrimit të një programi politik që e bën përcaktimin e madh dhe të largohemi nga temat e thata”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ai edhe partia e tij janë duke menduar për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

“Kosova ka dy pasuri, kohën dhe njerëzit. Njerëzit e Kosovës po ikin, koha po kalon”, tha Abdixhiku.

Lajme të ngjashme