Abdixhiku pas ‘përplasjes’ në Viber, i gatshëm për zgjedhje të brendshme
Pakënaqësitë paszgjedhore brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, që kulmuan me daljen në publik të (jo të gjitha) mesazheve, me akterë hiç më pak se Kryetari i subjektit, Abdixhiku, ish-kryeministri Avdullah Hoti e ish-Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e si çështje; ‘manipulim brenda partisë me vota të diasporës’, nuk kaluan pa reagimin e të parit të kësaj partie.
Abdixhiku paraqitet të jetë i gatshëm, dhe këtë ua ka thënë të pakënaqurve, pra, Hotit, Gashit, Selmanajt etj. që t’i nënshtrohet garës së brendshme për kryetar partie. Nacionale mëson se kjo ofertë e Abdixhikut vazhdon të jetë e hapur, brenda partisë, edhe sot, tash.
‘Hapja e garës’ brenda LDK-së për zgjedhje të bredshme, u përmend gjatë ditës nga gazetari Memhetaj, që sipas tij do të ishte përgjigja e duhur dhe demokratike.
“Une besoj sinqerisht qe Lumir Abdixhiku e ka fare te lehte t'i ndale kritikat brenda partise se per kritika nga Vetevendosja s'ka pse brengoset: Hape garen, shkoni ne zgjedhje te brendshme. Procesi demokratik nxjerr lidership te konsoliduar dhe vazhdoni tutje.” – shkroi ai.
Intervista që na iku
Kica-Xhelili në “Debat Plus”, bash në ditën kur Kombëtarja e Kosovës u përball me Islandën, e triumfoi me tre golat e Vedat Muriqit (prandaj na iku) shpaloi copëza tensioni brenda mbledhjes së LDK-së, e që u mbajt pas këtyre mesazheve që po publikohen në media.
Friksioni...
Reagimi i Hotit në Facebook, ku kërkonte ndryshime në kryesi, u bë brum për debatin më të madh në LDK, që një kohë të gjatë. Sipas Kica-Xhelilit, ishte befasuese “sepse biseduam pesë orë për këto çështje”.
“Dhe, në mbledhje të kryesisë është ngritur në diskutim nga një anëtar tjetër – s’po ia përmend emrin...Dhe më pas zoti Hoti kur mori fjalën nuk e riartikuloi...Dhe më pas zoti Abdixhiku menjlherë e ofroi mbledhjen e Këshillit”, tha ajo.
“Tha unë duke pas parasysh që kërkohet votë në kryesi për të më konfirmuar mua, po ju liroj nga kjo domosdoshmëri. Abdixhiku insistoi se s’ka lidhje, po e thërras këshillin e po e tejkalojmë nevojën për votë në kryesi”.
Në krejt këtë tregim, Doarsa Kica-Xhelili, referuar Hotit – e ktheu në atë që në mbledhje: “Askush nuk tha hajde po e thirri Këshillin”.
“Dhe duke dalë nga kjo mbledhje me përmbyllje të një diskutimi të tillë ku nuk u gjet mbështetja, as përvotim në kryesi...natyrshëm që unë do të surprizohem nga qëndrime të tilla”.
“A ishte fjala e duhur, mund të mos jetë. Mund të ketë fjalë më të denja. Mos e trajtoni si një elaborim që unë ia bëj figurës së tij...”, shtoi ajo.
Pra, Abdixhiku edhe në mbledhjen persë orëshe, kishte kërkuar që të hapet procesi për rikonfirmim si kryetar ose sfidë nga dikush tjetër, dhe siç mëson Nacionale, kjo ‘ofertë’ për të pakënaqurit qëndron ende.
Mesazhi i plotë i Abdixhikut ndaj Hotit në ‘Viber’ për dyshimet për keqpërdorim të votave
Në media u publikua vetëm një copëz e mesazhit (më të gjatë) replikues të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj Avdullah Hotit, i cili po shprehte brenga dhe dilema rreth votave të diasporës me postë: me aludimet për orientim dhe kanalizim të saj në persona të posaçëm.
Abdixhiku fton për “përmbajtje” deri në përfundim të procesit të numërimit ndërsa fton që çdo dilemë dhe dëshmi ta adresojnë në mbledhje të kryesisë dhe në Prokurori e polici e në institucione përkatëse.
Nacionale ka siguruar mesazhet e plota për çështjet në fjalë të Abdixhikut:



