Abdixhiku pas Aktgjykimit të Kushtuteses: Votim i hapur, konsensus e kompromis, siç e kërkon demokracia - NACIONALE

Abdixhiku pas Aktgjykimit të Kushtuteses: Votim i hapur, konsensus e kompromis, siç e kërkon demokracia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushetuese në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai ka thënë se ashtu siç e kërkon demokracia, ishte edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese. Kompromis, votim i hapur, koncensus.

E plotë:

Votim i hapur - siç është vepruar gjithnjë - konsensus e kompromis - siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike. Ky është thelbi i vendimit të sotëm. Kështu kishim kërkuar gjithnjë.

Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Votim i hapur. Konsensus e kompromis.

Lajme të ngjashme