Abdixhiku njofton ‘koridorin e turizmit’ në Istog: Jo tema të thata, por këso projekte e politika
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për ndërtimin e një “koridori turizmi” në Bjeshkët e Moknës, të gjilën e quajti “model konkret të punës”.
“Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. 🚧👷Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi! “, ka shkruar Abdixhiku.
“Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng - tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë!”, përfundoi ai.